Hammarby e ka fituar Kupën e Suedisë në futboll për këtë edicion.
Skuadra e Astrit Selmanit fitoi ndaj Hackenit vetëm pas ekzekutimit të penalltive, shkruan FrontOnline.
Penalltinë vendimtare për Hammarbyn e shënoi Selmani për t’ia dhuruar këtë trofe skuadrës së tij.
Pas ndeshjes, në festën e Hammarbyt u bashkua edhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq.
“Bomberi” suedez i cili është aksionar te skuadra fituese, dha fjalë të mira për Selmanin pas ndeshjes.
“Për këtë arsye e transferuam këtu, që të jetë vendimtare në këtë momente”, u shpreh Ibrahimoviq./FrontOnline/