Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq u largua para kohës nga fusha në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit.
Sulmuesi suedez e pësoi një lëndim në gju, dhe kjo duket se do t’i kushtojë mjaft shumë atij, shkruan FrontOnline.
Ibrahimoviq do t’i mungojë Milanit në dy ndeshjet e ardhshme, derisa sot do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore.
Ai ka pasur dhimbje prej ditësh, teksa të premten është stërvitur me grupin pjesërisht.
Gjegjësisht, Ibrahimoviq do t’i mungojë Milanit në ndeshjet ndaj Torinos dhe Cagliarit./FrontOnline/