Sibel Brahimi e LDK-se ka reaguar ndaj grevës së grave nga shërbimi i mirëmbajtjes së ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që kanë nisur një protestë tash e dy muaj për rritje pagash.
Ajo ka theksuar se këto gra, të cilat po kërkojnë kushte më të mira për të mbajtur familjet e tyre, po përballen me një mungesë empatie dhe vëmendjeje nga ana e institucioneve.
“Është trishtueshëm që, ndërkohë që flitet shumë për fuqizimin e grave, ato që po luftojnë për të mbajtur familjet e tyre po neglizhohen”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ajo ka kritikuar qëndrimin e institucioneve dhe ka kërkuar veprime konkrete për të adresuar shqetësimet e këtyre grave, duke apeluar për ndjeshmëri qytetare dhe mbështetje të menjëhershme.
Ibrahimi ka thënë se është koha për veprime konkrete dhe jo për fjalë boshe, duke kërkuar që kërkesat e grave në grevë të merren parasysh dhe të trajtohen me seriozitetin që meritojnë.
Postimi i plotë: