×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibadete Mehmeti i bashkohet LDK-së

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka njoftuar se Ibadete Mehmeti i është bashkuar kësaj partie.

    Azemi ka njoftuar për biografinë e Mehmetit, transmeton Front Online.

    “Ibadete Mehmeti i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është nder dhe kënaqësi që tash e tutje ta kemi në mesin tonë, dhe i dëshirojmë mirëseardhje të përzemërt në Rrugën e Re. Ibadetja është e lindur dhe e rritur në Ferizaj. Ka mbaruar studimet ne Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, ku ka diplomuar gjithashtu edhe në Fakultetin Juridik. Po aty, aktualisht është duke vazhduar studimet postdiplomike në të Drejtën Komerciale dhe Kontrata. Krahas zhvillimit akademik e intelektual, ajo ka një angazhim e përvojë të gjatë pune në media, institucione financiare e shtetërore”, shkroi ai.

    “Nga viti 2000 deri në vitin 2003, ka punuar si gazetare në “Radio Ferizaj”, gazetën lokale “Fer Pres” dhe në “Radio Tema”. Pastaj, si studente në vitin 2003, është punësuar në “Kasa Bank”, tashmë “NLB Bank”, në Ferizaj. Karrierën në sistemin bankar nga viti 2008 e ka vazhduar në bankën “TEB” në Ferizaj, për t’u transferuar tutje nga viti 2013 në Prishtinë. Pas afro 14 vitesh eksperiencë në institucionet financiare, në vitin 2016, Ibadetja punësohet ne Zyrën e Kryeministrit, ku aktualisht shërben si Zyrtare e Lartë për Planifkim Strategjik. Profili i saj si juriste dhe ekonomiste dhe përgatitja profesionale e përvoja e bujshme, janë jashtëzakonisht të dobishme për Lidhjen tonë. LDK është derë e hapur për kuadrot si Ibadetja, dhe angazhimi i përbashkët në këtë kohë është kontribut që u duhet vendit dhe të ardhmes së tij. Ibadete Mehmeti është e martuar dhe është nënë e dy vajzave dhe një djali. Suksese në rrugëtimin e përbashkët, Ibadete! Na priftë e mbara!”, përfundoi ai. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport07 Gusht 2025
    Nga Liga e Kampionëve i ‘shporri’ Shkëndija! Tronditja që pësoi klubi më i trofeshëm rumun nga eliminimi prej ekipit shqiptar nga Tetova,...
    Sport07 Gusht 2025
    FIFA e ka përditësuar ranglistën sa i përket kombëtarëve në kategorinë e femrave. Kosova gjendet në vendin e 93-të. “Dardanet” janë ngritur...
    Sport07 Gusht 2025
    Baseli e fituar thellë derbin ndaj Young Boys në xhiron e katërt të ligës elitare zvicerane. Ata ngadhënjyen me rezultat 4:1 ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Gusht 2025
    Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe ish-drejtorit të Policisë në Prizren,...
    Lajme07 Gusht 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës pasi të enjten dyshohet se kanë paguar me para false...
    Lajme07 Gusht 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas protestës së sotme ndaj “padrejtësive në Hagë”. Haziri ka thënë se...
    Lajme07 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë mbështetje protestës së sotme të veteranëve, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në...
    Lajme07 Gusht 2025
    Dhunë fizike dhe torturë kanë ushtruar ndaj bashkëmoshatares së tyre disa të mitura në Gjilan. Në pamjet e publikuara nga Nacionalja, dëgjohet...
    Lajme07 Gusht 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi, siç u shpreh ajo, indinjatën e thellë mbarëshqiptare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.