Një person nga fshati Saraishtë e Ferizajt është shoqëruar në stacionin policor.
Ai dyshohet se me pushkë gjuetie ka qëlluar qenin e një personi tjetër.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi me pushkë gjuetie ka qëlluar qenin e viktimës, mashkull kosovar. Pushka e gjuetisë, 26 fishekë dhe një pistoletë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.