Një femër në Prishtinë ka raportuar në polici se në një rrjet social ka vërejtur një postim me fotografi të saj me qëllim te diskreditimit dhe ngacmimit.
Bëhet e ditur se në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më datë 15.02.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.