Një person është ankuar në polici se dy të dyshuar ia kanë marrë veturën me qira në Aeroportin “Adem Jashari”, por nuk ia kanë kthyer sipas afatit të paraparë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe njësia e auto-krimeve.
“Aeroporti Adem Jashari 23.11.2022 – 21:50. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se dy persona, i kanë marrë veturën me qira dhe nuk ia kanë kthyer sipas afatit të paraparë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe njësia e auto-krimeve”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online