Disa persona dyshohet se i kanë vënë zjarrin një makine të një gruaje në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, ku dhe kanë shuar zjarrin.
“Është raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së ankueses femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.