Pavarësisht premtimeve Qeveria e Kosovës nuk po arrinte të sjellë asnjë dozë vaksine anti-Covid derisa shtetet e tjera kishin nisur kohë më parë vaksinimin.
Kosova as sot, një vit pas shënimit të rasteve të para nuk ka arritur të sigurojë vaksina për qytetarët.
Numri i madh i infektimeve, filloi të bie në fund të dhjetorit kur në një ditë u regjistruan vetëm 109 raste të reja me Covid-19.
Por, ky trend i numrit nuk vazhdoi gjatë.
Kjo për shkak që pas rrëzimit të Qeverisë Hoti, në fund të dhjetorit vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.
E, më këtë vendim subjektet politike menjëherë filluan fushatën e tyre duke shkuar anë e kënd Kosovës për të siguruar vota.
Nuk respektuan asnjë masë antiCovid, ani pse të njëjtit bënin thirrje çdo ditë për respektim të tyre, madje nuk e zbatonin as ligjin të cilin vet e kishin miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Qindra qytetarë pa maska e pa respektim të asnjë mase shiheshin në restorante të ndryshme e oda duke përkrahur subjektet politike.
Këto tubime u kushtuan shumë qytetarëve.
Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve numri i të infektuarve po vazhdon të rritet.
Për një vit numri totali i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 76 mijë e 110 të infektuar deri sa janë testuar 348 mijë e 381 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2.
Deri tani numri i personave që kanë humbur jetën me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 688.
Janë shëruar 63 mijë e 892 persona, derisa raste aktive janë 10 mijë e 530/Front Online/
https://www.youtube.com/watch?v=nkojuUsBlwU&t=221s