×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I vëllai iu vr*a sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Masakra që tronditi Shkodrën sërish sot (30 tetor 2024) ka nxjerrë në skenë sërish një emër të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për familjen Lici. Hamza Lici mbeti i vrarë në atentatin e sotëm në rrethrrotullimin e ish- “5 Heronjve”, në zonën e Dobraçit, raporton A2.

    Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili u arrestua në 15 shkurt të këtij viti në Turqi, por gati 1 muaj më vonë u lirua nga qelia.

    Ibrahim Lici kërkohet nga drejtësia pas dyshimeve se është i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, ngjarje për të cilën ka mohuar çdo akuzë, shkruan A2.

    Përplasja mes familjes së tij dhe familje Bajri ekspozohet në dosjen “Metamorfoza” ku sipas komunikimeve të Sky ECC, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e Ibrahim Licit në varrimin e Indrit Rrajës, përcjell A2.

    Në një nga komunikimet e aplikacionit Sky, që ndodhen tashmë në duart e SPAK, Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen

    Ibrahim Lici është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici. Më herët ai ka qenë edhe subjekt i strukturës, Operacioni Forca e Ligjit, ndërsa rezulton në kërkim për disa vrasje të bujshme, transmeton A2.

    Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

    Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish kampionit boksit  i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, raporton A2.

    Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 prilli”.

    Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale. Mustafa është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali. /A2cnn

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Komisioni Europian vlerësoi sot gjatë publikimit të Raportit Vjetor për Shqipërinë se vendi ka ruajtur përgjithësisht një nivel të lartë ambicieje për...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi, sipas burimeve të...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Të shtëna me armë zjarri raportohen në Dobraç të Shkodrës, ndërsa dyshohet se dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova është shteti më pro-evropian që përfaqëson vlerat...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën. Ky raport shpërfaq përparimet dhe ngecjet e Kosovës, për rrugën e saj euro-atlantike. Sipas...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza, pasi ka marrë idetë dhe sugjerimet e qytetarëve nëpër komunat e Kosovës, punëtorinë e fundit...
    Lajme30 Tetor 2024
    Përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit të OKB-së ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është garanci për...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në fjalimin e saj në mbledhjen e Këshillit të...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka pranuar Raportin e Progresit për vitin 2024 nga ambasadori i BE’së, Aivo Orav. “Ambasadori Orav...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.