×
  • Lajme
  • Lajme

    I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për ngasje në gjendje të dehur dhe posedim të narkotikëve

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Prokuroria Themelore në Prizren,ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Q., i cili gjendet në paraburgim nga data 15.08.2024 deri me datë 15.11.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” .

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

    Poashtu prokurori i çështjes, ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

    “Sipas aktakuzës, me datë 15.08.2024 rreth orës 06:15min, në rrugën Suharekë – Prizren, saktësisht në vendin e quajtur “Ura e Topliqanit” në Komunën e Suharekës, i pandehuri B.Q., duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes”, në kundërshtim me Ligjin Nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, drejton automjetin pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, me sasi të alkoolit në ajër prej 0.68 promila, ashtu që në këtë gjendje të dehur sa ishte duke lëvizur përgjatë rrugës Suharekë – Prizren, me të kaluar vendin e quajtur “Ura e Topliqanit”, në kthesën e ashpër në të djathtë nuk e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe kalon në shiritin e kundërt të rrugës, dhe godet veturën tjetër të tipit “Audi 89” të cilën ishte duke e drejtuar tashmë i ndjeri A.Q., i cili mbetet i vdekur në vendin e ngjarjes, përderisa pasagjeri B.G., i cili ishte në veturën e të pandehurit pëson lëndime të rënda trupore, të përshkruara sikurse në akt ekspertimin mjeko – ligjor. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 371 i KPRK-së”.

    “Po ashtu, me datë 15.08.2024, rreth orës 08:00min, në Suharekë, saktësisht në objektin e emergjencës, pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që pasi merr trajtimin mjekësor, shkon në tualetin e emergjencës, e hedh një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik, të cilën zyrtarët policor e gjejnë dhe e njëjta dëshmi më datë 15.08.2024 ekzaminohet përmes testit fushor “M.M.C. International B.V. Canabis Test” (i njohur ndërkomtarisht) dhe e njëjta rezulton pozitiv për prezencë të narkotikut, me peshë prej 1.13 gram me prezencë të canabisit – marihuana. Me këto veprime B.Q., , ka kryer veprën penale ‘posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’” , thuhet në aktakuzë.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se beson që qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta kthejë fokusin tek zbatimi i...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që punonin në pikën kufitare në Vërmicë. Ata dyshohen për veprën penale “Marrja...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Faton Klinaku, përfaqësues i OVL UÇK-së, ka reaguar pas lirimit ë Shukri Bujës nga të gjitha akuzat e Gjykatës Speciale. Sipas Klinakut...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar një përqafim ndryshe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë samitit në Hungari. Në foton e publikuar në...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Katër persona janë arrestuar në Istog nën dyshimet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Policia bën me dije...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Dy të dyshuarit për vrasjen që ndodhi dje në Gjilan, ku u vra një 37-vjeçar, vazhdojnë të jenë në arrati. Sipas raportimeve...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Lumir Abdixhiku do të jetë nesër në Pejë ku do të zyrtarizoi kandidatët për deputetë në këtë komunë. Për të parin e...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meqë dyshohet se i njëjti ka ngacmuar përmes telefonit një grua. Me vendim...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.