×
  • Lajme
  • Lajme

    I vazhdohet paraburgimi Ismet Bahtijarit

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Ismet Bahtijarit i cili së fundi ka pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.

    Kjo u bë e ditur përmes një konference për media nga zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep.

    Gjatë kësaj konference, Griep tregoi edhe për zhvillimet që kanë ndodhur gjatë kësaj jave në të gjitha rastet e trajtuara nga kjo gjykatë.

    Në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrimit të drejtësisë, Griep tregoi se më 24 janar, Gjykatësja e Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht një kërkesë të Mbrojtjes së Thaçit për zgjatje të afatit për ekipet e Mbrojtjes për dorëzim të mocioneve paraprake deri më 4 mars 2025.

    “Sipas Rregullores i akuzuari mund të paraqesë mocione, për shembull, në lidhje me kundërshtim ndaj juridiksionit të Dhomave të Specializuara, pretendim për mangësi në aktakuzë, ose të kërkojë që një i akuzuar të gjykohet ndarazi dhe jo bashkërisht me të tjerët. Rregullorja përcakton se këto mocione paraprake duhet të dorëzohen brenda 30 ditësh pasi Prokuroria të ketë nxjerrë për Mbrojtjen të gjitha provat në të cilat mbështetet aktakuza. Afati i parë ishte më 7 shkurt 2025”, tha Griep.

    Në të njëjtën çështje, Griep tregoi se më 27 janar 2025 u lëshua një vendim duke treguar se emërimi i David Young si avokat i Fadil Fazliut nuk përbën konflikt interesi pasi që ai ka qenë avokat i Rexhep Selimit ku akuzohet për krime lufte e që tashmë nuk e përfaqëson juridikisht.

    “Gjykatësja e Procedurës Paraprake konstatoi se nuk ka ngjashmëri sa i përket kuadrit të akuzave në dy çështjet gjyqësore dhe mori parasysh faktin që z. Jang nuk është më Mbrojtës iz. Selimi. Paneli vuri në dukje gjithashtu se z. Jang kishte marrë pëlqimin e z. Selimi dhe z. Fazliu”, tha Griep.

    Zëdhënësja e DhSK-së gjithashtu përmendi faktin se në të njëjtin vendim është hedh poshtë kërkesa e mbrojtjes së Fadil Fazliut që të zgjatet afati për t’u përgjigjur në të gjitha parashtrimet me arsyetimin se është privuar nga përfaqësimi juridik. Griep tha se gjyqtarja rikujtoi se Fazliu ka qenë gjatë gjithë kohës i përfaqësuar nga avokati kujdestar.

    Kurse, më 28 janar 2025, Griep tregoi se Apeli hedhi poshtë ankesën e Isni Kilajt kundër vendimit gojor të gjyqtares së procedurës paraprake të 9 dhjetorit 2024, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

    “Paneli konstatoi se z. Kilaj nuk demonstroi se vlerësimi i Gjykatëses së Procedurës Paraprake nuk ishte i drejtë dhe i arsyeshëm se vazhdojnë të ekzistojnë disa rreziqe që përligjin vazhdimin e paraburgimit. Paneli i Apelit urdhëroi z. Kilaj të dorëzonte versionin e redaktuar publik të apelit të tij”, tha Griep.

    Ndërsa, në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Griep tregoi se më 24 janar është hedhur poshtë një kërkesë e mbrojtjes për leje për apelim të një vendimi në të cilin trupi gjykues lejoi prokurorinë që të përdore një material që nuk ishte në listën e provave për ta marrë në pyetje një dëshmitar.

    “Trupi Gjykues rikujtoi konstatimin e vet se pyetjet shtesë të Prokurorisë u bazuan në faktin se dokumenti mori një rëndësi të re pas marrjes në pyetje të dëshmitarit nga Mbrojtja. Për shkak të llojit reagues të pyetjeve shtesë, Trupi Gjykues konstatoi se pala thirrëse lejohet të përdorë dokumente që nuk janë në listën e provave materiale, me kusht që ato të jenë nxjerrë për Mbrojtjen mjaftueshëm në kohë dhe nuk ndikojnë në kryerjen e drejtë dhe të shpejtë të procesit ose rezultatin e gjykimit”, tha Griep.

    Kurse, më 28 janar, ajo tha se është caktuar paneli i Apelit për të shqyrtuar një apelim të Veselit dhe Krasniqit ndaj një urdhri gojor i cili kishte të bënte me faktin se trupi Gjykues përdori transkriptin e një interviste të Prokurorisë me një person që Prokuroria kishte vendosur të mos e thërriste për të dhënë dëshmi.

    “Paneli i Gjykatës së Apelit përbëhet nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen”, tha ajo.

    Në anën tjetër, Griep tregoi se këtë javë në këtë rast kanë dhënë dëshmi një ish-mjek i KFOR-it gjerman në Kosovë, Helmut Schreckenbauer, një patolog ligjor, Marek Gasior, ish-anëtari i UÇK-së, Naser Krasniqi.

    Në fund, Griep tha se më 28 janar, Mbrojtja e Pjetër Shalës dorëzoi Njoftimin për Apelim të Urdhrit për Zhdëmtim.

    Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë. /BetimipërDrejtësi

    Nga Rubrika
    Lajme21 Shkurt 2025
    Tashmë (Komisioni Qendror i Zzgjedhjeve) ka publikuar në faqen e tyre zyrtare emrat e kandidatëve për deputetë nga gjitha subjektet politike, krahas...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri tani është përmbyllur numërimi i votave në 35...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, degët në Pejë, kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme verbale dhe provokime mes komisionerëve të tyre....
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Shkurt 2025
    Analistët thonë se propaganda ruse dhe fushatat dezinformuese kanë qenë faktorët kryesorë që nxitën largimin e trupave franceze nga Çadi dhe vendet...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve....
    Lajme20 Shkurt 2025
    Eugen Cakolli nga ‘Demokracia në Veprim”, ka treguar sa deputetë do të kenë partitë politike pas numërimit të votave të deputetëve. Ai...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj u shpreh se llogaridhënia ndaj Vetëvendosjes, përkthyer me vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, është shumë pak....
    Lajme20 Shkurt 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se niveli i Kuvendit të Kosovës sot është më i dobët...
    Lajme20 Shkurt 2025
    Drita Millaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se me vetëdije të plotë e ka ditur se do të ishte e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.