Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë penguar personat zyrtarë në kryerje të detyrës duke i kanosur dhe duke i sulmuar fizikisht.
Kështu është njoftuar në raportin e PK-së ku është shtuar se, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Tutje shtohet se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe se pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Prishtinë 14.12.2022-08:00. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë penguar personat zyrtar në kryerje të detyrës duke i kanosur dhe duke i sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Front Online