Ka nisur sezoni i dytë i “Për’puthen Prime”, drejtuar nga Bora Zemani.
Ky format i cili transmetohet çdo të shtunë, natën e parë të tij ka nxitur debate brenda studios.
Gjatë emisionit, në studio ka hyrë edhe një konkurrenti i ri, e që në fakt është ish i dashuri i njërës nga vajzat, Alvisës.
E nervozuar në maksimum, Alvisa ka kritikuar Arjan Konomin, duke i thënë se ai e ka sjellur aty, pasi e ka mik.
Por, kjo gjë ka irrituar të gjithë të tjerët të cilët bashkë me Alvisën kanë zgjedhur të largohen nga studio.