Meritan Shabani është një emër i njohur për tifozët shqiptarë. I formuar nga akademia e Bajernit të Mynihut, mesfushori 22-vjeçar mbërriti te Wolves.
Për shkakun e shumë dëmtimeve që nuk e lejuan të shpaloste aftësitë e tij, Shabani ka mbërritur në Holandë te VVV Venlo, ndërsa pritet që të rikthehet sërish në Angli pas huazimit.
Për këtë futbollist është folur shumë si një prej talenteve me më shumë potencial që kishin bavarezët në shtëpinë e tyre. Shqipëria ka qenë gjithmonë e interesuar për ta afruar në gjirin e saj, ndërsa zyrtarizimi i dashurisë do të vijë shumë shpejt.
“Sport Ekspres” raporton nga burime pranë lojtarit se është gjetur daktorësia dhe se Meritan Shabani i ka thënë “PO” Shqipërisë, duke marrë vendimin përfundimtar.
Lojtari do të vijë që në ndeshjet e muajit qershor për të debutuar me Kombëtaren kuqezi.