×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I shpallur në kërkim për dy vepra penale, arrestohet 41-vjeçari në Morinë

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Policia ka vënë në pranga 41-vjeçarin Dritan Kullaj, i shpallur në kërkim për dy vepra penale. Arrestimi i tij u krye në Pikën Kufitare të Qafë Morinës, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bashkëpunimit mes strukturave policore.

    Sipas njoftimit të Policisë, Kullaj ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

    Pas arrestimit, i dyshuari është dorëzuar tek autoritetet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 për ekzekutimin e masës së sigurisë./Euronews.al.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Një person i dyshuar, Samson K. (33-vjeç) raportohet të ketë therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçe). Raportohet se viktima...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani. Në...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Qindra punonjës shpëtimi në Republikën Domenikane vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nga shembja e çatisë në një klub nate në kryeqytetin,...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht thelbësor për integrimin e të...
    Lajme09 Prill 2025
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur për refuzimin e ftesës së partisë së saj për takim me kreun e VV’së, Albin...
    Vip09 Prill 2025
    Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, mbrëmë vonë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në “Big Brother Vip Albania”. “Qëndro edhe pak...
    Sport09 Prill 2025
    Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj Vëllaznimit me rezultat 71:69. Gjakovarët ishin më të mirë se kryeqytetasit në...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Qindra punonjës shpëtimi në Republikën Domenikane vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nga shembja e çatisë në një klub nate në kryeqytetin,...
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.