×
  • Lajme
  • Lajme

    I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

    FrontOnline
    22 Qershor 2024

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi aksionin e zhvilluar ditën e premte në Gjilan, kundër personave që dyshohet se kanë kryer vepra penale të ‘fajdesë’ dhe ”detyrimit’.

    Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës, duke i shkaktuar dëme në vlerë mbi 600 mijë euro, duke e detyruar ta shes kompaninë e tij, transmeton Front Online.

    “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës, më 21.06.2024 ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’. Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetura prova, se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të ‘fajdesë’ dhe ‘detyrimit’ për të cilat janë hetuar”.

    “Të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdesë duke e detyruar të njëjtën të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro, duke e detyruar viktimën që ta mbyllë dhe ta shes kompaninë e tij”, bëhet e ditur në njoftim.

    Policia njofton se gjatë këtij operacioni janë arrestuar 2 të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa lidhur me rastin janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Front Online/

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Kronika30 Qershor 2024
    Një person është arrestuar në Skenderaj pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktima ka marrë tretman...
    Lajme30 Qershor 2024
    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, për FrontOnline, thotë se nuk ka pasur asnjë projektligj që ka pasur komente dhe rekomandime se sa...
    Lajme30 Qershor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, thotë se janë të vendosur për ta votuar në Kuvendin e Kosovës, Projekligjin për KPM-në, ashtu siç...
    Të tjera
    Sport30 Qershor 2024
    Dy lojë tejet interesante do të zhvillohen sot në fazën e 1/16-tës së Kampionatit Evropian. E para do të jetë në mes...
    Lajme30 Qershor 2024
    Një ndeshje futbolli do të zhvillohet mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të dielën. Në njoftimin...
    Lajme30 Qershor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajnë konferencë për media. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Lajme30 Qershor 2024
    Ngjarjet e parlajmëruar për sot: 09:00 EcoZ, në bashkëpunim me Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe, organizon ngjarje ku bëhet...
    Lajme30 Qershor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Gradualisht do të kemi rikthimin e pluhurit saharian. Era...
    Lajme29 Qershor 2024
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar në mënyrë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.