Një incident ka ndodhur në orët e para të ditës së diele në rrugën “Hajrulla Zymi” në Fushë Kosovë.
Një burrë u arrestua, pasi i njëjti dyshohet se i kishin sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe.
Tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, njofton raporti 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtj.