×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu algjerian sulmohet me thikë në Kosovë, i kërkon ministrit të Jashtëm të Algjerisë ta kthejë në vendin e tij

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Me origjinë nga qyteti i Skikdës dhe i bllokuar në Kosovë, një algjerian thotë se është në “rrezik vdekjeje” e lëshon britmë ankthi në mënyrë që të mund të strehohet sërish në vendin e tij. I riu algjerian është viktimë e goditjes me thikë në Kosovë dhe ende është duke u fshehur nga sulmuesit e tij, raporton mediumi algjerian, Algerie 360.

    I riu algjerian quhet Mohamed Soussi. Ai u bashkua në mënyrë klenlestine me koninentin e vjetër, së pari duke kaluar nëpër Turqi, Greqi, pastaj Shqipëri, para se të përfundon udhëtimin e tij evropian i bllokuar në Kosovë, ku ishte sulmuar thikë.

    I bllokuar, i plagosur dhe i sulmuar në Kosovë

    Algjeriani i bllokuar në Kosovë ka shpjeguar tmerrin që po përjeton, ndërsa thotë se nuk është në gjendje të lëvizë, se ai ka qenë viktimë e një sulmi dhe tani jeton me ndihmën e disa bamirësve.

    Situata e këtij të riu, i cili hyri ilegalisht në Evropë, është me të vërtetë kritike, shkruan mediumi algjerian. Ne mund të shohim qartë në video shkallën e egërsisë me të cilën ai u sulmua, por edhe shqetësimin në të cilin ai jeton, dhe ne lehtë mund ta mendojmë dëshirën e tij të vetme, që është të kthehet në vendin e tij.

    Mohamed Soussi vazhdon ta shpjegojë situatën e tij dhe tregon se ai jeton falë ndihmës së një grupi algjerianësh që i sollën lëng frutash dhe që e fshehën në një dhomë lutjesh, në mënyrë që atë të mos e gjejnë sulmuesit e tij, të cilët me sa duket e ndjekin ende.

    Një thirrje për autoritetet e vendit të tij

    I frikësuar dhe i lodhur, i riu Mohamed Soussi, i cili u largua nga Skikda dhe përfundoi i bllokuar në Kosovë, u bën thirrje të dëshpëruar autoriteteve algjeriane që ta kthejnë më në fund në vendin e tij dhe të “pushojë”, transmeton Gazeta Express.

    “Unë kërkoj nga autoritetet algjeriane të ndërhyjnë dhe të më kthejnë në vend. Kjo është gjithçka që unë kërkoj. E gjitha”, thotë ai.

    Një mesazh më i saktë nga ai iu dërgua ministrit të Punëve të Jashtme në Algjeri, Sabri Boukadoum.

    “Unë i kërkoj ministrit të Jashtëm, Boukadoum, të më çojë në shtëpi, për hir të Zotit, sepse nuk mund të duroj më!”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.