Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë para pak ditësh pasi një burrë i identifikuar si Habip Öztürk vrau vajzën e tij 7-vjeçare duke i prerë fytin me thikë.
Pas kësaj ai u përpoq të bënte vetëvrasje duke prerë fytin e tij me të njëjtën thikë që vrau vajzën por nuk ia doli dot. Dyshohet se Habip Öztürk, kishte probleme psikologjike pasi ishte në fazë divorci me gruan e tij.
Fqinjët, të cilët kanë dëgjuar britmat që vinin nga shtëpia, kanë denoncuar situatën në polici dhe ekipet mjekësore. Pak para vrasjes së vajzës së tij ai kishte postuar disa foto në rrjetet sociale me të dhe dukej shumë i lumtur dhe i dashur.
Mësohet se para ngjarjes, ai kishte ndarë fotot e tij me Defnen në Facebook me përshkrimin: ‘Të dua vajza ime’.