×
  • Kronika
  • Kronika

    I prangosuri arrin të ikë nga vetura e policisë në Gjilan, po dërgohej në qendër të paraburgimit

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Arrestimi dhe shoqërimi i të dyshuarve që kapen për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por raste të tilla nuk janë edhe të rralla për Policinë e Kosovës. Shpeshherë ka ndodhur që të dyshuarit t’iu ikin para syve të tyre, qoftë në lokacionet ku kanë intervenuar, nga stacionet policore, apo nga vetura zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

    Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Pasjak të Gjilanit, ku zyrtarëve policorë të Hetimeve Rajonale në Prishtinë, iu ka iku një i dyshuar nga vetura zyrtare, derisa po e dërgonin të njëjtën në qendër të paraburgimit, për shkak se iu ishte caktuar një muaj paraburgim.

    Burimet thonë se rasti ka ndodhur sot paradite edhe i dyshuar është I.S., ndaj të cilit Gjykata kishte marrë vendim për t’ia caktuar masën e sigurisë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

    I njëjti ka arritur që të largohej teksa vetura ishte në lëvizje dhe ia ka mbathur në një drejtim të panjohur. Policia është vënë në kërkim të tij, por akoma nuk e kanë kapur të dyshuarin. Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 48-vjeçar me inicialet Z.H., i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore...
    Kronika12 Shtator 2024
    Në rastin ku Vjosa Zejnullahu, Selman Demolli, Myzeine Muja dhe Bashkim Sheholli, në cilësinë e mjekëve po akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm...
    Kronika11 Shtator 2024
    Pasditen e djeshme në Mitrovicën Jugore është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka dhunuar një femër. Me vendim të prokurorit,...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës  është deklaruar për Front Online  në lidhje me ligjin e ri për Byronë Shtetërore...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë. Sipas tij, Serbia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet...
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.