Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, i ka dërguar letër urimi, Ismet Krasniqit, për zgjedhjen president i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në letër urimin, presidenti Bach ka shprehur gatishmërinë e KON-it për të vazhduar mbështetjen për Komitetin Olimpik të Kosovës, përcjell FrontOnline.
“Faleminderit për letrën tuaj të datës 4 prill 2021 dhe më lejoni t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj si president i Komitetit Olimpik të Kosovës më 25 mars 2021, dhe urimet e mia më të mira për një mandat të suksesshëm. KON-i pret të vazhdojë bashkëpunimin e frytshëm me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe mbetet plotësisht në dispozicionin tuaj për të vazhduar përkrahjen dhe ndidhmën për KOK në kryerjen e misionit dhe aktiviteteve të përditshme, në interes të Lëvizjes Olimpike dhe sportistëve në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në letrën e presidentit Bach.
Bach pritet të zhvillojë edhe një takim online me presidentin Krasniqi, gjë që data pritet të konfirmohet në ditët në vijim./FrontOnline/