×
  • Sport
  • Sport

    I pari i KOK-ut takohet me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq

    FrontOnline
    22 Maj 2021

    Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka takuar sot presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

    Të dy palët u takuan në Poreç të Kroacisë, ku u zhvilluan finalet e Kampionatit Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë, shkruan FrontOnline.

    Krasniqi, i shoqëruar edhe nga këshilltari i tij, Besim Aliti, shfrytëzuan rastin për ta njoftuar presidentin Milanoviq me të arriturat e shtetit tonë në fushën e sportit, për çka i pari i shtetit kroat mbeti i impresionuar, duke i uruar vendit tonë suksese edhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

    Gjatë bashkëbisedimit, presidenti Milanoviq shfaqi kënaqësinë e takimit të para disa ditëve me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Pikërisht në Poreç, Kosova sot fitoi medaljen e bronztë evropiane me karateistin, Herolind Nishevci.

    Krasniqi ndjeku nga afër paraqitjen e karateistëve tanë në Evropian, derisa gjatë këtyre ditëve u takua edhe me presidentin e Komitetit Olimpik të Kroacisë, Zlatko Matesha, kryetarin e Federatës Botërore dhe Evropiane të Karatesë, Antonio Espinos./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport17 Nëntor 2024
    Mircea Lucescu (79 vjeç), trajneri i kombëtares së Rumanisë, mbajti sot konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Qipros, e cila do të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.