Në vazhdën e takimeve me drejtues të federatave sportive në Kosovës, drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, dje kanë pritur krerët e Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës.
Krerët e FSHSK-së, kryetari Gëzim Hazrolli e sekretari i përgjithshëm, Driton Sejdiu, kanë uruar Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, përcjell FrontOnline.
Të dyja palët kanë shqyrtuar mundësitë e gjetjes së formave të bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FSHSK-së.
Krasniqi premtoi bashkëpunim dhe mbështetje për shenjëtarinë sportive, ashtu si edhe për federatat tjera./FrontOnline/