Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur në takim legjendën tonë të karatesë, ish-kampionin e dyfishtë evropian dhe medalist i argjendtë botëror (1993 dhe 1995) me Kroacinë, Enver Idrizi, biznesmenin e njohur shqiptar në Gjermani, Xhevdet Ajeti, si dhe Faton Paqaradën.
Krasniqi falënderoi mysafirët për vizitën, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe këshilla për të mirën e sportit, përcjell FrontOnline.
Mysafirët përgëzuan Krasniqin për zgjedhjen në krye të KOK-ut, duke i uruar suksese dhe mbarësi në avancimin e sportit të Kosovës.
Ajeti me kompaninë e tij njihet për ndërtimin e stadiumit të Bayernit “Allianz Arena”, dhe shumë stadiume të niveleve tjera./FrontOnline/