Është arrestuar dje një person në Prishtinë pasi dyshohet se e ka ndihmuar një person, duke ia hedhur fishekët në një kontejner të mbeturinave, pasi kryerjes së veprës penale.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHËNIE E NDIHMËS, KRYERËSVE PAS VEPRËS PENALE|Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 15.01.2023 – 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ndihmuar një person, duke i marr nga ai fishekët e armës pas kryerjes së veprës penale dhe ka i hedhur në një kontenjer të mbeturinave. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.