Policia ka njoftuar se një grua ka thënë se e ka ngacmuar seksualisht një i moshuar.
Sipas policisë ai është larguar me një veturë në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u hetuar.
“Lipjan 29.05.2024-12:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person i moshuar, i cili më pas është larguar me një veturë në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.