Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur e ka therur me thikë një fëmijë 13-vjeçar.
Sipas policisë fëmija ka pranuar tretman mjekësor teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë, 11.03.2021 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili për shkaqe të panjohura me një mjet të mprehtë – kishte therr në krah viktimën fëmiun e moshës 13 vjeç. Si pasoj viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi. I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online/