Policia në Gjilan ka arrestuar një djalë të mitur pasi që në rrjetin social Facebook kishte ekspozuar një armë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, është bërë bastisja e shtëpisë ku është gjetur dhe sekuestruar një armë me tre fishekë me gaz.
Pas intervistimit i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.