Një rast i jashtëzakonshëm. Kështu mund të cilësohet ai i Angelina Friedman, e cila është prekur për herë të dytë nga koronavirusi dhe ka arritur të mbijetojë.
102-vjeçarja i mbijetoi gripit spanjoll në vitin 1918 dhe po ashtu mposhti kancerin.
Infektimi i parë i Friedman ndodhi në mars teksa ajo ishte në spital për një procedurë të vogël mjekësore. Në atë kohë, e moshuara kaloi një javë në spital para se të kthehej për tu izoluar në dhomën e saj dhe për të dalë negative më 20 Prill.
Por në fund të tetorit, e bija Joanne Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, ku iu tha se e jëma kishte dalë përsëri pozitive.
“Ajo kishte simptoma, ethe, kollë të thatë dhe u izolua”, tha Merola, teksa shtoi se disa ditë më vonë, më 17 nëntor mori lajmin e pabesueshëm se e ëma kishte kishte testuar negative.
Një test i dytë konfirmoi rezultatet negative, dhe Friedman u zhvendos nga izolimi në dhomën e saj. Edhe pse ka humbur pjesën më të madhe të dëgjimit dhe shikimi i saj është i dobët, e moshuara ende feston jetën dhe mundësitë e pafundme që ajo I ka dhënë.