×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, Krivokapiq: Urgjentisht të mbrohet Abazoviq

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviqit janë kërcënime kundër normalitetit dhe përparimit në vendin tonë, tha i mandatuari për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

    Ai tha se autoritetet shtetërore duhet të marrin urgjentisht të gjitha masat për të mbrojtur shqiptarin, por edhe qytetarë të tjerë të Malit të Zi.

    “Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një vend në të cilin vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut,” shkroi Krivokapiq në llogarinë personale në Twitter.

    “Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviqit janë kërcënime për gjithçka normale dhe progresive në vendin tonë! Autoritetet shtetërore të marrin urgjentisht të gjitha masat e mbrojtjes së Abazoviqit, por edhe qytetarë të tjerë të vendit tonë”, pohoi ai.

    Drejtoria e Policisë (UP) njoftoi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) paraqiti një dokument ku thuhej se bazuar në të gjitha të dhënat në dispozicion të këtij organi shtetëror, nuk ka të dhëna operacionale dhe informacione që tregojnë se siguria e kryetarit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq është e rrezikuar.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, drejtori ekzekutiv i grupit parlamentar, URA, Zoran Mikiq, tha në konferencën për shtyp se një klan rajonal kriminal dëshiron të rrezikojë jetën e politikanit shqiptar.

    Ndryshe, politkani shqiptar gjatë ditës së sotme nuk ka pranuar të flas rreth kësaj teme pas takimit me zyrtarët e Bashkimit Evropian.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor. Kryeministri kroat e tha këtë gjatë...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar sot se zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 29 dhjetor. Ai theksoi se qeveria...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Vip19 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur Melinda Ademi, feston sot ditëlindjen. Melinda i ka mbushur 30 vjeç dhe ka realizuar një fotosesion. ”Happy Birthday to...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Mëngjesin e 5 nëntorit, një patrullë policie që po vinte nga “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, kur arriti tek kryqëzimi me rrugën...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, iu parashtrua edhe një pyetje se a është në mesin e përfituesve të...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Andrej Plenkoviq pohoi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 29 dhjetor. Kryeministri kroat e tha këtë gjatë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Nënkryetari për Bashkëpunim Rajonal në LDK, Lutfi Haziri, vlerëson se qëndrimi i Kurtit për gjuhën zyrtare në Maqedoni e shkel me dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.