×
  • Lajme
  • Lajme

    I infektuar me COVID-19, kjo është gjendja shëndetësore e Kurtit

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është infektuar me koronavirus. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë ai. Nga VV-ja kanë treguar për gjendjen shëndetësore të Kurtit.

    Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryezi, ka thënë për Express se gjendja shëndetësore e Kurtit është e mirë.

    “Në përjashtim të simptomave për të cilat ka njoftuar vetë z.Kurti, gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë”, ka deklaruar Kryeziu.

    Kurti ka njoftuar sot se simptomat e COVID-19 i janë paraqitur para dy netësh, derisa ka theksuar se të martën është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.

    “Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Në fillim të vitit 2019, Kurti ishte shtrirë në Intensivë për shkak të komplikimeve që i ishin shfaqur si pasojë e një ftohjeje.

    Drejtori i Infektivës, Hamdi Ramadani, kishte treguar se fillimisht ekzistonin dyshimet se kreu i VV-së, ishte prekur nga gripi sezonal

    “Ai është pranuar në Klinikën Infektive të martën rreth orës 10:00 të paradites me një gjendje klinike të rëndë. Ka pasur ftohje që ne e quajmë mushkërore. Kemi pas edhe dyshime se bëhet fjalë për sëmundjen epidemike të gripit dhe influencës”, kishte thënë Ramadani.

    “Për fat të mirë që nga mesdita e deri më sot gjendja e tij është përmirësuar. Më nuk ka nevojë për frymëmarrje artificiale. Sëmundja është në regresion. Analiza është në përmirësim. Do t’ia bëjmë edhe disa incizime”, kishte deklaruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Të tjera
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në veri se sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.