×
  • Lajme
  • Lajme

    I iku nga mbledhja e Qeverisë, ministri i Limajt i ka ndrequr raportet me Hotin

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Ndonëse ministri i Nismës i kishte lëshuar mbledhjen e Qeverisë kryeministrit Avdullah Hoti, si shenjë paknaqësie, brenda koalicionit thonë se i kanë tejkaluar mosmarrëveshjet.

    Veprimi i javës së kaluar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi për ta lëshuar mbledhjen e 34-të të Qeverisë, nuk cilësohet si arsye seroze për të shkaktuar dëm në raportet ndërmjet partisë së Isa Mustafës dhe asaj të Fatmir Limajt.

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Nismës, Vesel Krasniqi pret që në mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar të futet në rend dite pika që kryeministri Avdullah Hoti ia përjashtoi javën e kaluar nga mbledhja e Qeverisë, si dhe pikat e tjera të propozuara nga ai.

    Pas asaj mbledhjeje të cilën Krasniqi e lëshoi në gjysmë, ministri ka thënë përExpress se ka pasur edhe takime tjera me Hotin, ndërsa raportet me të i ka cilësuar si të mira.

    “Sa i përket pikës së fundit dhe pikave tjera që i kam dërguar nga MTI-ja po presim që në mbledhjen e radhës do të futen në rendin e ditës. Kurse sa i përket bashkpunimit, ne kemi pasur edhe disa takime tjera me kryeministrin dhe raportet tona janë të mira”, ka thënë Krasniqi.

    Ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se Qeveria do ta vazhdojë punën pa asnjë problem derisa partitë e koalicionit t’i harmonizojnë qëllimet e qëndrimet

    “Edhe vetë ministri nga Nisma, i cili ka dalë atë ditë nga mbledhja e Qeverisë e ka sqaruar se ai nuk është pajtuar me largimin e pikës së rendit të ditës, por nuk është larguar për atë çështje – së paku unë kështu e kam dëgjuar. Andaj, sa i përket koalicionit, përkundër brishtesisë se tij në numra, mund të themi se koalicioni po funksionon. Dhe derisa partitë e koalicionit t’i harmonizojnë qëllimet e qëndrimet, Qeveria do ta vazhdojë punën pa asnjë problem”, ka thënë Gaxherri.

    Ministri Vesel Krasniqi, të mërkurën e javës që shkoi e kishte lëshuar mbledhjen e Qeverisë, pasi nga rendi i ditës u hoq një pikë e propozuar nga ai. Heqja e pikës së rendit të ditës për dhënien e statusit investitor strategjik për “Kosmonte Foods”, bëri që të ketë replika mes ministrit Krasniqi dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

    Pasi Hoti propozoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, Krasniqi kundërshtoi duke thënë se janë kryer të gjitha procedurat në kohë dhe “gjithçka ka qenë pozitive”. Ai u shpreh se s’ka arsye për shtyrje të kësaj pike për në mbledhjen tjetër dhe më pas e lëshoi mbledhjen.

    Pas kësaj mbledhjeje, ai kishte thënë për Gazetën Express se nuk e ka lëshuar mbledhjen e Qeverisë për shkak të pikës së rendit të ditës që iu hoq nga kryeministri.

    “S’kishte arsye për ta shtyer atë pikë të rendit të ditës. E kam ngritur shqetësimin që po shtyhen pikat. Ky është investitor i brendshëm, është tatimpagues i rregullt. Për këtë pikë kanë kaluar të gjitha interpretimet ligjore, qe një muaj e gjysmë është në Zyrën e Kryeministrit. Nuk e kam lëshuar mbledhjen për këtë arsye, megjithatë nuk është në rregull të shtyhen pikat e rendit të ditës”, kishte deklaruar Krasniqi.

    Ai kishte theksuar se para fillimit të mbledhjes kishte bërë të ditur se nuk do të ishte aty deri në fund, pasi kishte një takim të cilin e kishte caktuar më herët.

    “I kam lajmëruar më herët se e kam një takim të cilin e kam caktuar më herët”, kishte thënë Krasniqi.

    Kryeministri Avdullah Hoti gjatë mbledhjes kishte thënë se do të kujdeset që kjo pikë të futet në rend dite në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, por kjo nuk i pëlqeu ministrit Krasniqi.

    “Biseduam për këtë çështje që të shtyhet për mbledhjen e ardhshme dhe jo që do të prishte punë, por është shumë interesant se nga data 1 shtator MTI e ka bërë kërkesën që të futet në rend të ditës dhe janë kryer të gjitha procedurat ligjore dhe nuk shoh arsye të shtyhet për mbledhjen tjetër. Është pikë me rëndësi edhe për neve edhe për investitorët strategjikë. Kemi kërkesa edhe nga ambasadat, pse është vonuar kjo pikë e rendit të ditës”, kishte deklaruar Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë.

    Por, kryeministri Avdullah Hoti, i kishte replikuar duke i thënë se nuk bëhet vonë që kjo të votohej në mbledhjen e radhës.

    “Të kuptoj ministër, por besoj që të shtyhet për mbledhjen tjetër nuk është ndonjë vonesë e madhe dhe i qartësojmë të gjitha çështjet me këtë pikë. Unë e marr për obligim që të kujdesemi që të qartësohen të gjitha çështjet që kjo pikë të jetë në rend të ditës”, kishte deklaruar Hoti.

    Disa ditë pas kësaj mbledhjeje, Krasniqi ishte shprehur se koalicioni qeverisës është stabil dhe se Qeveria do ta përfundojë mandatin.

    “Tani për tani është gjithçka stabile dhe mendoj që kjo qeveri do të shkojë deri në fund të mandatit. Sa i përket koalicionit unë konstatoj që është stabil, përkundër faktit që vetëm një subjekt në qeveri mund të ketë mosmarrëveshje ndërmjet ministrave, mirëpo unë konsideroj se gjithçka është stabile edhe pse kemi shpeshherë konsulta apo reagenca ndoshta për çështje të caktuara, sepse secili ministër kërkon edhe bënë përpjekje që të del me punë më mirë dhe kështu që është një lloj gare dhe pastaj varet prej kryeministrit se si e bënë rendin”, kishte deklaruar ministri.

    Për këtë temë kishte folur edhe shefi i Veselit në Nisma, kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj. Ai i kishte vlerësuar si të zakonshme situatat e tilla.

    “Kjo që e pamë ndodh për ditë në Qeveri, sepse ministrat kanë obligime edhe të tjera. Unë as që kam biseduar për këtë. Nëse lajmërohet kryeministri për angazhimet që kanë ministrat për shkak të agjendave… Ju besoj që e dini që në qeveri s’kemi pasë edhe numra për të votuar. Me një fjalë kjo është një gjë e zakonshme”, kishte thënë Limaj.

    Megjithë problemet që i ka pasur koalicioni qeverisës, ditët e fundit kryeministri Avdullah Hoti dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë shprehur se Qeveria do ta çojë mandatin deri në fund.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.