-->
×
  • Sport
  • Sport

    I hakohet faqja, FSHF fajëson Velijajn dhe politikën

    FrontOnline
    24 Janar 2022

    Gjatë ditës së sotme faqja e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) është hakuar. Pas këtij sulmi, FSHF thotë se qëndron Kryetari i Tiranës Erion Veliaj. Orë më parë FSHF publikoi një audioincizim ku pretendohet se është i Veliajt. Sot, gjatë ditës Prokuroria Shqiptare ka nisur një hetim ndaj Armando Dukës për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit në Facebook ka dal me një reagim  ku ka folur për rastin e hakimit të faqes zyrtare të tyre.

    Në reagim, FSH thotë s kjo ishte një ngjarje e pa precedentë, derisa ka hedhur akuza te politika, konkretisht të kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

    “Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë”, thuhet në këtë komunikatë.

    Sipas tyre, deri në këto momente faqja vazhdon të jetë e mbyllur, edhe pse ajo ka qenë funksionale në orët e fundit.

    “Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike. FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit”, shkruan në këtë reagim.

    Reagimi i FSHF-së vjen në ditën kur Prokuroria nisi hetimet ndaj Dukës nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) e kishte publikuar një audio në uebsajtin e vet zyrtar, për të cilën thotë se është e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, duke e akuzuar atë për ndërhyrje politike në Asamblenë e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, në prag të zgjedhjeve në shtëpinë e futbollit shqiptar, shkruan GazetaExpress.

    Mediat shqiptare raportojnë se prokuroria e Tiranës i ka filluar hetimet ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka, mbi dyshimet se ai e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

    Në fakt, ishte Bashkia e Tiranës, si aksionare e klubit të futbollit Tirana, është ajo e cila kërkoi hetim kombëtar dhe ndërkombëtar ndaj Dukës, të cilën e akuzon për korrupsion gjatë 20 viteve në krye të futbollit shqiptar, raporton Gazeta Express.

    Ndërkohë, FSHF-ja e akuzon Veliajn për ndërhyrje politike në futboll, duke e publikuar një audio nga, siç ka thënë, biseda e tij me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë.

    Kjo shoqatë është mbledhur sot në një takim punues në kryeqytetin shqiptar.

    “Në këtë takim kryebashkiaku duke iu drejtuar të pranishmëve me fraza shumë të rënda dhe fjalori prej një rrugaçi dhe një të forti lagjeje, në disa momente dhe si prokuror”, thuhet në një reagim të FSHF-së.

    Duka është në kërkim të mandatit të gjashtë rresht në krye të Federatës së Futbollit në Shqipëri në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

    Ai do të sfidohet për këtë post nga komentatori i famshëm i futbollit në Shqipëri, Dritan Shakohoxha.

    Nga Rubrika
    Sport25 Korrik 2025
    Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën. Ai u rikthye te Nikli, pas...
    Sport25 Korrik 2025
    Arsenali ka nisur kontaktet me Ajaxin për të tentuar transferimin e Jorrel Hatos, një prej mbrojtësve me më shumë potencial në futbollin...
    Sport25 Korrik 2025
    FC Prishtina ka arritur një barazim pa gola (0-0) në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Lajme25 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër pushtetin aktual, duke e akuzuar se po kultivon qëllimisht kaosin...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, po merr pjesë në dasmën e Teutës, vajzës së ish-presidentit historik...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.