Djali i humoristit të ndjerë Rasim Thaçi-Cima, Artani është në mesin e banorëve që janë bërë pjesë e Big Brother VIP.
Rrugëtimi i tyre në shtëpinë e famshme ka nisur prej javësh dhe tashmë ata po ndjen mall për personat e tyre më të dashur.
Gjatë javës që po lëmë pas, Artani ka folur me shumë nostalgji për fëmijët e tij teksa nuk munguan as lotët.
Por, një befasi e këndshme për aktori u rezervua natën e mbrëmshme gjatë ‘Prime’ (e premte) kur ai pati mundësinë që të takohej me fëmijët e tij.
Momenti i veçantë i Artanit ndodhi kur të tre fëmijët e tij po e prisnin në oborrin e shtëpisë ndërsa ai pati rastin të takohej për pak minuta me ta.
I emocionuar ai vazhdoj duke i përqafuar e ledhatuar ata teksa edhe shkëmbeu disa fjalë me fëmijët.
Tutje Artani tha se ky moment i ndarë me fëmijët do ta ndihmoj që të aktivizohet edhe më shumë gjatë qëndrimit në BBVK.
Ndërkohë, theksojmë që mbrëmë u eliminuan dy banorët e radhës, MC Beka dhe Gigliola.