I dyshuari J.V pritet të dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të vendoset për masat e mëtejshme ndaj tij.
Seanca gjyqësore ndaj tij pritet të nis në orën 10:30.
Kujtojmë se Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.
Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast.