Një person është arrestuar në Kamenicë pasi dyshohet se ka tentuar t’i vë flakën veturës së një familjari.
Kjo dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima nuk i ka dhënë para të dyshuarit.
“DETYRIM, Kamenicë, 06.05.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai në shenjë revolte që viktima mashkull kosovar nuk i kishte dhënë para kishte tentuar i vë flakën automjetit të viktimës, (Viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”