Të hënën në Podujevë është arrestuar një i dyshuar pasi e ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
I dyshuari po ashtu dyshohet se vuan nga një sëmundje pisikike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e lëndimeve, viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Podujevë është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa i dyshuari pasi që dyshohet se është i sëmurë psikik është dërguar në klinikën e psikiatrisë”.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor është ndalohet për 48 orë”.