14-vjeçari M.P. ka lënë sot ambientet e spitalit privat dhe është transferuar drejt burgut të të miturëve në Kavajë.
Ditën e kaluar, mjeku privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg.
Prokuroria e ka akuzuar të miturin për dy vepra penale: “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ishte prokurorja dhe gjyqtarja, që më datë 22 nëntor zhvilluan në ambientet e spitalit seancën për masën e sigurisë dhe i caktuan masën “Arrest me burg”.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizikemes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Auori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.
Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos.
Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.
Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi më pas në ambientet e spitalit privat ku po kurohej. /euronews.al