×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I dogjën 2 vetura në Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit, u gjendet edhe automatik

    FrontOnline
    02 Nëntor 2024

    Dy vëllezër të moshës 19 dhe 20-vjeçare, Elvis dhe Klevis Serraj, kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi dyshohet se janë autorë të djegies së dy automjeteve.

    Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe personi që porositi 2 vëllezërit për djegien e automjeteve, i cili dyshohet të jetë një 37-vjeçar me emrin Gjekson Pusi, person me precedent penal, i denuar më parë për disa grabitje dhe vjedhje.

    Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 2 vëllezërve u gjetën e sekuestruan edhe një armë zjarri automatike, kanabis dhe 18 celularë, shkruan A2 CNN.

    Njoftimi i Policisë:

    Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porositësi”

    Morën porosi dhe dogjën dy automjete, identifikohen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të zjarrvënies.

    Identifikohet dhe shpallet në kërkim dhe porositësi për djegien e makinave.

    Sekuestrohen veshjet dhe biçikleta e përdorur gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri automatik dhe një sasi lende narkotike kanabis.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera  nën drejtimin  Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së 30.10.2024, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuar dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”.

    Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga  shtetasit E. S., 19 vjeç dhe K. S., 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve.

    Si dhe u shpall në kërkim  dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Gj.P, 37 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së automjeteve në pronësi të shtetasit S. H.

    Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, 26...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Xheneta kanë vazhduar përplasjen e tyre mes vete për qasjen ndaj Drilonit. Xheneta e akuzonte Sarën për mosguxim të përballet...
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Vip15 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj sot në Instagram ka publikuar një fotografi me të birin e saj. Krahas kësaj fotografie, Xhensila ka...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë bërë bashkë duke kënduar njëzëri. ‘Vëllai i Madh’ u...
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.