Kim dha një deklaratë të fortë sa i përket martesës së saj të mundshme në të ardhmen.
“Unë besoj në dashuri”, thotë 41 vjeçarja në një klip paraprak për episodin e 5 majit të “The Kardashians” në Hulu.
“Kjo është arsyeja pse, shpresoj se do të ketë edhe një dasmë tjetër për mua. Hera e katërt është sharmi!”, tha Kim.
Kardashian e cila u shpall ligjërisht beqare në mars është aktualisht në mes të divorcit të saj të vazhdueshëm nga Kanye West. Të dy kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ishte martuar më parë me producentin muzikor Damon Thomas nga viti 2000 deri në 2004 dhe lojtarin e NBA-së Kris Humphries nga 2011 deri në 2013.
Edhe pse Kardashian nuk përmendi se me kë do të dëshironte të lidhë kurorë, është e qartë se marrëdhënia e saj me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson është në rrugë të mirë muajve të fundit.
Të dy bënë debutimin e tyre të shumëpritur në tapetin e kuq si çift në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, DC, më 30 prill.
Ditë më vonë, ata u nisën për në New York për të marrë pjesë në “Met Gala 2022” në Muzeun Metropolitan të Artit.