×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I dënuari i parë për gje*nocidin në Srebrenicë transferohet në një burg në Estoni

    FrontOnline
    10 Prill 2025

    Radisllav Kërstiq, ish-komandant i korpusit Drina të Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë me 35 vjet burgim, do të vazhdojë të vuajë dënimin në Estoni bëri të ditur Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalet Penale më 10 prill.

    Ai ishte gjetur fajtor nga Tribunali i Hagës për gjenocid ndaj më shumë se 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, për përndjekje, si krim kundër njerëzimit, dhe për vrasje.

    Kërstiq ishte arrestuar më 2 dhjetor 1998 dhe ishte dërguar në paraburgim në Hagë. Në prill të vitit 2004 ndaj tij u shqiptua dënimi me burg, ndërkaq në dhjetor të po atij viti ai u transferua në Mbretërinë e Bashkuar për të vuajtur dënimin.

    Gjatë qëndrimin në një burg britanik, ai u sulmua – dhe pësoi lëndime – nga të burgosurit e tjerë, gjë që çoi në transferimin e tij në Poloni më 2013. Më pas, në nëntor të vitit 2023, ai u kthye sërish në Hagë, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit të tij në Poloni dhe sipas ligjeve në Poloni ai duhej të lirohej.

    Kërstiq është personi i parë që është dënuar për gjenocidin e kryer në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

    Ai vazhdimisht ka kërkuar që t’i ofrohet falje dhe lirim i parakohshëm, por këto kërkesa janë refuzuar nga Gatti Santana.

    Në kërkesën e tij të fundit, ai pranoi përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë dhe, mes tjerash, tha se ai e dinte se “disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm synonin të kryenin gjenocid”, por që “nuk kishin forca të mjaftueshme për të kryer ekzekutimet” pa “e përdorur korpusin Drina”, që atëbotë Kërstiq komandonte.

    “Nëse një ditë lirohem dhe nëse presidentja e Mekanizmit pajtohet për lirimin tim dhe nëse familjarët e viktimave e lejojnë këtë, dua që të shkoj në Potoçari edhe një herë në jetën time, të përkulem para viktimave dhe të kërkoj falje”, shkroi ai në kërkesën e tij.

    Kërstiq, i cili 76 vjeç, në kërkesën drejtuar gjykatës kishte kërkuar që të merreshin parasysh problemet e tij shëndetësore.

    Ai ka deklaruar se vuan nga një sërë sëmundjesh kronike, vuan nga dhimbje të mëdha për shkak të problemeve me enët e gjakut dhe atrofisë pas amputimit të këmbës së tij. Ai po ashtu ka thënë se është anemik dhe ka kolesterol të lartë si dhe probleme serioze me zemër.

    “Nuk jam e bindur se ai është rehabilituar mjaftueshëm”, tha kryetarja e gjykatës, Graciela Gatti Santana, në refuzimin e kërkesës së tij për lirim të hershëm. Këtë vendim ajo e mori në shkurt të këtij viti.

    Forcat e Ushtrisë të Republikës Sërpska vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Më shumë se 50 persona janë dënuar me afër 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera të kryera në rajonin e Srebrenicës.

    Në mesin e të dënuarve është edhe presidenti i atëhershëm i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq. Që të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Javën e kaluar, 15 ministra të financave dhe ekonomisë i shkruan Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, duke i...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Janë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur paraditen e së dielës kur dy turistë anglezë u aksidentuan me Jet Ski. Siç duket...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se RMV ka një shkallë të lartë të duhanpirjes, përkatësisht mbi 46 për...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Media britanike “Express” në një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri duke parashikuar se vendi ynë do të përballet së shpejti me një “pushtim” masiv...
    Sport02 Qershor 2025
    Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe traktori në fshatin...
    Lajme02 Qershor 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimit bilateral që zhvilloi sot me Kryenegociatorin e Kosovës, Bekim...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Opozita në Shqipëri ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ nga KQZ  dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.