Një 38 vjeçar nga Kosova është arrestuar derisa po tentonte të hynte në Shqipëri përmes pikë kufitare në Morinë.
Ai ishte shpallur i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi ishte dënuar me gjashtë vjet burgim në Maqedoninë e Veriut për trafikim të drogës.
Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për t’i vuajtur edhe një vit e gjysmë.
Siç raporton TopChannel, bëhet fjalë për Burim Bajramin, nga Gjilani.
Ai pritet të ekstradohet për në Maqedoninë e Veriut.