Reperi Machine Gun Kelly i tha Jimmy Fallon në një intervistë se në ditët e para të lidhjes ai u përpoq t’i bënte përshtypje të dashurës Megan Fox duke hedhur një thikë në ajër.
Kjo doli të ishte një ide e keqe, sepse thika iu ngul në dorë. “Thikën me gdhendjen e albumit të ri ma dha reperi Travis Barker. Doja t’i bëja përshtypje Meganit kështu që e hodha në ajër dhe tehu i saj u ngullas në dorë. Shikova Meganin dhe bëra sikur nuk ishte asgjë, por sapo ajo u largua, e dija se kisha nevojë urgjente për qepje”, tha ai.
Kelly foli gjithashtu për një dëmtim të shpinës ndërsa luante ping pong me Post Malone dhe për kohën kur ai ra nga skena në një përpjekje për të ngritur Pete Davidson në ajër.
Kujtojmë, Megan Fox ishte e martuar me Brian Austin Green për 10 vjet, dhe me të cilën kishin tre djem. Pas takimit me Machine Gun Kelly, Megan u divorcua dhe pretendon se reperi ka qenë gjithmonë shpirti i saj binjak./FrontOnline/