Rita Ora është këngëtarja shqiptare me famë botërore që komentohet shumë nëpër media.
Ajo merr vëmendje me secilën paraqitje që bën, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka marrë vëmendje sërish teksa mori pjesë mbrëmë në ceremoninë e “Oscars 2022”.
Rita vëmendjen e rrëmbeu teksa doli në tapetin e kuq në festën e ‘Vanity Fair’ në kuadër të mbrëmjes së çmimeve “Oscars”.
Këngëtarja shqiptare kishte të veshur një fustan dhe pallto mahnitëse të dizajnuar nga stilisti, Sohee Park, si dhe me këpucë të ngjashme që i kombinoj bukur.
Paraqitja e saj ishte magjike, ku për t’u kompletuar çdo detaj, ishte Taika ai i cili kujdesej që të dukej sa më bukur para fotografëve.