Modelja kosovare, Morena Taraku, ka qenë kryefajala e mediave rozë në Turqi, ditëve të fundit.
Ajo po përflitet për një lidhje dashurie me një këngëtarin 43-vjeçar, Berdan Mardini.
Lidhja e tyre u bë e ditur pas festës së ditëlindjes që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin turk.
Madje, mediat atje thonë se Mardini i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.
“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruajnë mediat turke.
Deri tash, s’ka pasur asnjë reagim nga këngëtarja për këto raportime.
Para lidhjes me Morenën, Berdan ka qenë i martuar për dhjetë vjet. Ai ka qenë i martuar me Fatoş Yelliler, me të cilën ka dy fëmijë.
Se është në një lidhje e ka pranuar edhe vetë Berdan, gjatë një transmetimi direkt. Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar zemërim te ish-bashkëshortja, e cila e ka akuzuar se nuk po kujdeset për psikologjinë e fëmijëve të tyre.
Ndryshe, ditë më parë Berdan Mardini festoi ditëlindjen e 43-të, teksa u zbulua se organizimin surprizë e ka organizuar Morena Taraku.
Thuhet se Mardini dhe Morena janë fqinjë me njëri-tjetrin.