Në muajt e fundit, aktori dhe komediani Pete Davidson ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut amerikan për shkak të marrëdhënies së tij me Kim Kardashian, dhe tani ai ka bërë një shaka në llogari të tenistit serb Novak Gjokoviçin, në emisionin “Saturday Night Live”.
Në episodin e fundit të emisionit të përmendur, në rubrikën që trajton aktualitetin botëror përmes skeçeve komike, Davidson është shfaqur në rolin e Gjokoviqit, i cili ka komentuar deportimin e tij.
Në një parodi të emisionit të Fox News, Kate McInnon, e cila luan Laura Ingram, dhe Pete Davidson, fillimisht bënë shaka me Novakun, duke thënë se ai tani është “Jokeri më pak i preferuar, pas Jared Leto”.
Pas kësaj, Davidson shpjegoi anën e tij, pra historinë e Gjokoviqit për ngjarjet në Australi.
“Njerëzve u pëlqen të të heqin nga froni, nëse je më i miri në tenis, ose je shumë i pasur, ose nëse do të shkosh në një aktivitet bamirësie me dyqind fëmijë dhe je i infektuar me Covid. Por disi e di që njerëzit do të shikojnë pas gjithë kësaj, çfarë ka ndodhur dhe do të thonë – kujt i intereson”, tha Gjokoviç, dmth Davidson.
Në fund, Kate McInnon e përshëndeti me fjalët: “Shihemi në Wimbledon”, për të cilën Djokovic i Davidson iu përgjigj: “Me siguri jo”, duke aluduar se tenisti serb nuk është vaksinuar kundër koronavirusit.
Kujtojmë se Davidson ka qenë kryefjala e artikujve në media muajt e fundit për shkak të marrëdhënies së tij me yllin e realitetit Kim Kardashian. Stand-up humoristi, përveç performancave të tij në SNL, është i njohur kryesisht për argëtimin me shumë femra më të pasura dhe më të suksesshme se ai.
Më pas ishte radha e Kim Kardashian dhe puthja e parë mes tyre ndodhi pikërisht gjatë episodit SNL. Ndër shumë skica të tjera, ata përgatitën një version komik të Aladdin dhe Jasmine në tapetin fluturues, pas së cilës u puthën./FrontOnline/