Loredana është reperja që ende përmendet për lidhjen e saj me Mozzikun.
Së pari ata u përfolën për lidhjen e tyre e më pas edhe për ndarjen.
Por ajo që bëri ‘boom’ ishte rikthimi i tyre bashkë. E keqja e kësaj është se të dyve nuk po ua don me lidhje e përsëri ndahen.
Ishte Loredana ajo që njoftoi publikun se ajo dhe Mozziku tentuan lidhjen e tyre po nuk shkoi kështu vendosën të rrinë vetëm shokë, pasi të dy janë prindër të një vajze.
Një postim i Loredanës ka cuditur sot pasi nga viti i ardhshëm ka kërkuar që mos të ketë njerëz të rrejshëm në jetën e saj.
Se kujt ja ka dedikuar këtë nuk e dimë por si duket ky është ‘thumb’ për Mozzikun.
Loredana së fundi ka qëndruar në Dubai për pushime.