×
  • Lajme
  • Lajme

    I arrestuari për 113 kg drogë, këshilltar politik i ministrit të Drejtësisë

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    I arrestuari nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë, Enis Qerka, është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi. Vendimin për emërimin e tij Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publik sikurse për këshilltarët e tjerë të ministrit.

    Kabineti i ministrit Selimi e ka pranuar se “Enis Qerka është emëruar si këshilltar i jashtëm në Ministri të Drejtësisë” dhe se “vendimi është nënshkruar dhe ka shkuar në administratë si çdo vendim tjetër”. Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.

    Gjykata ia pati caktuar Qerkës një muaj ditë paraburgim, por ai dhe dy të dyshuar të tjerë, vëllai i tij, Selim Qerka, dhe Gent Selaci, qenë liruar nga paraburgimi pas një jave, me urdhrin për t’u paraqitur në stacion të policisë. Gazeta ka pyetur ministrin e Drejtësisë, Selimi, se si e ka angazhuar për këshilltar një person të arrestuar me dyshimin për kontrabandim të 113 kilogramëve drogë, dhe në përgjigjet e dërguara nga kabineti i tij është thënë se “vendimi për z. Qerka si këshilltar i jashtëm është marrë pasi që ndaj tij kanë pushuar hetimet”.

    Enis e Selim Qerka dhe Gent Selaci janë të vetmit që nuk janë përfshirë në aktakuzën kundër grupit të personave të arrestuar, që u zunë me 113 kilogramë drogë. Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte caktuar të mbahej seanca gjyqësore kundër Xhemail Shalës, Sadik Shalës, Iskender Sale, Alban Gashit dhe Labinot Zenelajt.

    Siç është njoftuar, seanca është shtyrë “për t’iu dhënë kohë të akuzuarve që të mendojnë për pranim të fajësisë”. Në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë janë publikuar vendimet për emërime të 11 këshilltarëve politikë: Trim Musliu, Emrush Kastrati, Jeton Maqedonci, Kushtrim Loshaj, Rineta Obertinca, Liridon Hereqi, Xhavid Loshaj, Naim Ramizi, Nimon Bricori dhe Diana Rugova, (shefe e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike). Vendimet për disa nga këshilltarët janë marrë në muajin qershor 2020, ndërsa për disa të tjerë në fund të korrikut 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të themelohet Bursa e Kosovës. Hamza...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për dy vjet e gjysmë ka bërë punë më shumë se të gjithë...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se sondazhet e besueshme në dy vitet e fundit e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje afër 50...
    Të tjera
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kritikuar raportimet për mungesë ushqimi në FSK, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të nxitura...
    Sport07 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet të premten do të vjen në Kosovë. Ai fillimisht do të takohet me...
    Vip07 Nëntor 2024
    Shoku i Atilla Kardesh, Jetoni, ka qenë në një linjë telefonike në emisionin Kosova Today, për të folur rreth paraqitjes së Kardesh...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot në kryeqytet e ka mbajtur “tubimin e ndryshimit” ku i ka prezantuar edhe 21 kandidatët nga pesë...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Republikanët fituan kontrollin e Senatit, një fitore e rëndësishme që do t’i jepte Presidentit të zgjedhur Donald Trump një mjet kryesor për...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ditën e premte ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.