×
  • Kronika
  • Kronika

    I akuzuari në rastin “Bon Vivant 1” thotë se tash e 10 vjet po i bëhet padrejtësi

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    I akuzuari në rastin “Bon Vivant 1”, Masar Gërdovci, me të filluar seanca ndaj tij dhe të akuzuarit tjetër Sherif Krasniqi u ngritë në këmbë duke u ankuar se që dhjetë vite ndaj tij është duke u bërë padrejtësi.

    “Që 10 vjet padrejtësi jeni duke me bo mua”, tha Gërdovci, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Një deklarim i tillë i të akuzuarit Gërdovci pasi paraprakisht mbrojtësi i tij, avokati Naim Rudari kishte parashtruar kërkesë për ekspertizë psikiatrike ndaj Gërdovci.

    Avokati Rudari tha se duhet të bëhet një ekspertizë tillë që të vërtetohet nëse i njëjti është i gatshëm të përcjell gjykimin.

    Ndërkaq, i akuzuari Gërdovci tha se është mirë dhe se kundërshtojë kërkesën e avokatit dhe të familjes së tij që të i bëhet një ekspertizë psikiatrike.

    “Për doktor s’jam, unë jam për tjetër sen, s’jam për ekspertizë, e kundërshtojë edhe avokatin edhe familjen, shume jam mirë”, deklaroi i akuzuari Gërdovci.

    Gjithashtu një ekspertizë të re e kundërshtojë edhe prokurori, Armend Hamit, duke thënë se Qendra e Paraburgimit nuk ka njoftuar për ndonjë ndryshim të gjendjes psikike të të akuzuarit.

    I pyetur nga gjykatësi i rastit Avni Syla, edhe eksperti psikiatrik, Bujar Obertica tha se nuk është nevoja për një ekspertizë të re psikiatrike dhe se i njëjti është në gjendje që të përcjell gjykimin.

    Më pas trupi gjykues nxori aktvendim duke refuzuar kërkesë e avokatit Rudari për ekzaminim të ri psikiatrik ndaj Gërdovcit me arsyetimin se janë bërë ekzekutimet e nevojshëm dhe se vet i akuzuari shprehet se nuk ka nevojë për ekzaminim të ri.

    Më pas i akuzuari Gërdovci propozoi që në cilësi të dëshmitari të ftohet avokati, Asdren Hoxha.

    Ai tha se avokati Hoxha ka qenë dëshmitarë okular i ngjarjes dhe se sipas tij, nga i njëjti gjatë kohës sa ka qenë në dalim 48 orësh i është thënë se Uran Ismajli ka dërguar kamerat e lokalit “Bon Vivant” në fshatin Brogoliq.

    Gjithashtu i akuzuari Gërdovci sqaroi se në procedurën hetimore avokat i tij ishte Asdren Hoxha dhe vazhdimisht i njëjti insistoi që të ballafaqohet me të lidhur me deklarimin se Uran Ismaili i ka dërguar kamerat në Brogoliq

    “Uran Ismajli ka dërguar kamerat në Brogoliq”, tha Gërdovci.

    Propozimin e të akuzuarit Gërdovci, nuk e kundërshtoi prokurori Hamiti, duke thënë se po paraqitet si rrethanë e re, duke kërkuar nga trupi gjykues që të vlerësohet çështja e konfidencialiteti që avokatët kanë me të mbrojturit e tyre.

    Ndërkaq, avokati i të akuzuarit Krasniqi, Haxhi Millaku tha se Ismajli ka qenë dëshmitar i rastit dhe se ka mundur që të ballafaqohet me këtë rrethanë dhe se paraqitja e këtij propozimi lë vend për spekulim.

    Megjithatë, trupi gjykues refuzoi propozimin e të akuzuarit Gërdovci, me arsyetimin se çështje e avokatëve të diskutuara me të mbrojturit e tyre në procedurë hetimore janë konfidenciale dhe i njëjti lirohet nga detyrimi për të dëshmuar.

    Seanca vijoi me mbrojtjen e të akuzuarve Gërdovci dhe Krasniqi, të cilët shfrytëzuan të drejtë që të mbrohen në heshtje.

    Më pas seanca u ndërpre me kërkesë të vet Gërdovci në mënyrë që në seancën e radhës të jetë i gatshëm për fjalën përfundimtare.

    Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

    Më 18 dhjetor 2020, gjykata e shkallës së parë në rigjykim sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”, duke i dënuar me 24 vjet burgim (së bashku).

    Lidhur me ketë vendim, Gjykata Supreme rastin e kishte kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.

    Vendimi i fundit lidhur me këtë rast është marrë më 13 janar 2023, ku Themelorja, Gërdovcin e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.

    Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015. Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

    Nga Rubrika
    Kronika26 Nëntor 2024
    57 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 18 nga këto aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq...
    Kronika26 Nëntor 2024
    Janë arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve....
    Kronika26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq të Prishtinës. Me urdhër të prokurorit është bërë...
    Të tjera
    Vip26 Nëntor 2024
    Drenusha ka diskutuar me Lelën, Xhenetën dhe Anisën për ngjarjet e fundit në shtëpi. Drenusha u bëri apel vajzave që të mos...
    Vip26 Nëntor 2024
    Lela ka diskutuar me Drenushën, Xhenetën dhe Anisën për ndarjen e punëve të shtëpisë. Lela si kapitene e javës do të ndajë...
    Vip26 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, ka harruar se kishte nominuar Drilonin teksa banorët e tjerë ia kujtuan këtë. Ndërkohë, Driloni...
    Vip26 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, ka thënë se ka parë entuziazmin tek banorët kur Burimi u shpallë si më pak...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    14-vjeçari M.P. ka lënë sot ambientet e spitalit privat dhe është transferuar drejt burgut të të miturëve në Kavajë. Ditën e kaluar,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Dëshmitari Halil Çadraku, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se gjatë periudhës mars-gusht 1998 nuk ka pasur kontakt me anëtarët e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.